Sot në Komunën e Suharekës u rrënuan objektet të cilat kanë rrezikuar sigurinë publike.
Këtë e bëri të ditur edhe vetë Kryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj, ku tha se tani në Suharekë do të ketë edhe më shumë hapësira publike të gjelbëruara.

Sipas Kryetarit Muharremaj arsyeja e rrënimeve të këtyre objekteve është për shkak të rrezikimit të sigurisë publike si dhe ka pasur raportime për dukuri negative.

Kjo zonë afër sheshit “Besim Ndrecaj” ku u rrënuan objektet tani më do të ketë pamje shumë më të mira, duke qenë i shfrytëzueshëm për banorët dhe qytetarët në përgjithësi.

