Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre.
Policia bën të ditur se të dielën rreth orës 00:10 është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Sipas raportimit bëhet e ditur që një i dyshuar mashkull ka ushtruar dhunë në familje ndaj një femre.
Pas intervenimit të policis i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa viktima i është ofruar tretman mjekësor.