Suharekë: Rritet numri i mësimdhënësve që përfitojnë nga kompensimi për punën e tyre gjatë viteve të 90-ta

22.05.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre mujorin e parë të vitit 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99. Pensionet për kompensimin e Arsimit për vitet 90-91 deri në […]

Suharekë: Rritet numri i mësimdhënësve që përfitojnë nga kompensimi për punën e tyre gjatë viteve të 90-ta Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre mujorin e parë të vitit 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99.

Pensionet për kompensimin e Arsimit për vitet 90-91 deri në vitin 98-99 – pagesa ka filluar të implementohet nga muaji janar 2020.

Personi i pensionuar i cili ka punuar në arsimin shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, gëzon një kompensim shtesë për kontributin e dhënë.

Përfituesit e kompensimit shtesë janë: 2.1. mësimdhënësit; 2.2. bashkëpunëtorët profesional; 2.3. drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës; 2.4. personeli administrativ; 2.5. personeli teknik i shkollave; 2.6. të punësuarit në arsimin e lartë sipas sistemit të arsimit shqip.

Ndërkaq, nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 rezulton se janë 11,655 përfitues.

Ndërsa nga këto statistika bëhet e ditur se në tre muajt e fundit numri i personave që përfitojnë nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 në Komunën e Suharekës është rritur, raporton SuharekaOnline.

Në muajin e janar të vitit 2021 në Komunën e Suharekës kanë qenë 323 pensionistë që përfituan nga ky kompension , ndërsa në muajin shkurt dhe mars ky numër është rritur në 327 pensionistë që përfituan nga kjo skemë.

MuajiNr. i pensionistëve që përfitojnë nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99
Janar323
Shkurt327
Mars327