Suharekë, regjistrohen 69 vdekje gjatë muajit shkurt

21.04.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka filluar publikimin mujor të statistikave vitale me të dhëna administrative preliminare. Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK, bëhet e ditur që gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Komunën e Suharekës kanë vdekur gjithsej 69 persona. Nga statistikat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se nga […]

Suharekë, regjistrohen 69 vdekje gjatë muajit shkurt Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka filluar publikimin mujor të statistikave vitale me të dhëna administrative preliminare.

Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK, bëhet e ditur që gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Komunën e Suharekës kanë vdekur gjithsej 69 persona.

Nga statistikat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se nga këto 69 vdekje, 19 persona kanë ndërruar jetë në Komunën e Suharekës, ndërsa 50 të tjerë ishin banorë të kësaj komune, por që kanë ndërruar jetë jashtë saj.

Vendi ku ka ndodhur vdekja -Suharekë
Meshkuj13
Femra6
TOTAL19
Numri i të vdekurve ku ka ndodhur vdekja – Suharekë
Vendi i banimit të përhershëm në Komunë -Suharekë
Meshkuj34
Femra16
TOTAL50
Numri i të vdekurve me vendbanim të përhershëm – Suharekë

Poashtu SuharekaOnline ka siguruar edhe numrin e vdekjeve të cilat kanë ndodhur gjatë muajit shkurt si pasojë e pandemisë COVID-19.

Gjatë muajit të dytë të këtij viti në Komunën e Suharekës betejën me COVID-19 e kanë humbur 6 persona të moshave të ndryshme, më i riu ishte një 40 vjeçar.

Data e vdekjesNumri i të vdekurve dhe mosha
02 shkurt, 20211 (62 vjeç)
03 shkurt, 20211 (40 vjeç)
10 shkurt, 20211 (58 vjeç)
17 shkurt, 20211 (57 vjeç)
18 shkurt, 20211 (84 vjeç)
26 shkurt, 20211 (80 vjeç)
TOTAL6
Numri i të vdekurve nga COVID-19

Në muajin janar të vitit 2021, numri i të vdekurve në Komunën e Suharekës ishte më i madh se sa ky i muajit shkurt.

Në bazë të të dhënave që ka SuharekaOnline, figuron që në muajin e parë të këtij viti në Komunën e Suharekës kanë vdekur gjithsej 97 persona, duke i përfshirë edhe ata që kanë jetuar jashtë komunës.