Suharekë, raportohen dy raste të dhunës në familje

07.12.2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vedim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Suharekë 06.12.2021 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas […]

Suharekë, raportohen dy raste të dhunës në familje Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

Me vedim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Suharekë 06.12.2021 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, rasti tjetër i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:10 në Suharekë, ku bëhet e ditur se është i arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht familjarët e tij.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Suharekë, 06.12.2021 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht familjarët e tij. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur Policia e Kosovës.