Suharekë: Qytetarët që kanë pranuar familje nga Shqipëria të paraqiten te Kryqi i Kuq

30.11.2019

Të martën në orët e hershme të mëngjesit Shqipërinë e goditi një tërmet i fuqishëm, ku mbetën të vdekur 50 persona e qindra të tjerë të lënduar si dhe u shkatërruan shumë ndërtesa e shtëpi. Tashmë shumë familje nga Shqipëria kanë ardhur në Suharekë dhe janë akomoduar nëpër shtëpi të ndryshme të qytetarëve të kësaj […]

Suharekë: Qytetarët që kanë pranuar familje nga Shqipëria të paraqiten te Kryqi i Kuq Foto: Ilustrim

Të martën në orët e hershme të mëngjesit Shqipërinë e goditi një tërmet i fuqishëm, ku mbetën të vdekur 50 persona e qindra të tjerë të lënduar si dhe u shkatërruan shumë ndërtesa e shtëpi.

Tashmë shumë familje nga Shqipëria kanë ardhur në Suharekë dhe janë akomoduar nëpër shtëpi të ndryshme të qytetarëve të kësaj komune.

Ndërsa Komuna e Suharekë ka bërë një njoftim për të gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar familje të zhvendosur nga Shqipëria dhe ata që dëshirojnë të pranojnë të paraqiten te Kryqi i Kuq në Suharekë, për t’i evidentuar dhe regjistruar mysafirët nga Shqipëria.

Kujtojmë se Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në Suharekë dje ka filluar vizitat mjekësore në familjet e zhvendosura nga tërmeti të cilat janë akomoduar në fshatrat e Suharekës.

Dje janë vizituar nga ekipi mjekësor një familje nëntëantarëshe në fshatin Bllacë, dhe tjetra dhjetëanëtarshe në fshatin Mushtisht.