Bali Muharremaj premton ndërtimin e Kompleksit të dëshmorëve në Grykë të Carralevës

Sot, Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e takuan ish-pjestarët e Brigadës 60 të UÇK-së, ku kanë biseduar për realizimin e projektit të ndërtimit të kompleksit të dëshmorëve në Grykë të Carralevës, për nderë të familjarëve të dëshmorëve, ku kryetari i Komunës premtoi që përkujdesja e këtij projekti i takon Komunës së Suharekës.

Ish pjestarët e Brigadës 60 te UÇK-së, kanë takuar sot  Kryetarin e Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, me të cilin kanë biseduar për realizimin e projektit që do të rregulloj dhe ndërtoj  kompleksin, ku pushojnë të rënët për liri, e ndër ta edhe Komandant GURI në Grykën e Carralevës.

Kryetari Muharremaj ka premtuar dhe është zotuar se tani e tutje përkujdesja për këtë pjesë i takon Komunës së Suharekës dhe se projekti në fjalë do të mbikëqyret nga ekspertë të kësaj lamie.

RAPORTO