Suharekë: Prej këtij viti cilido që ka tatim borgj ka me shku te përmbaruesi

25.02.2020

Në mbledhjen e dytë të rregullt të asamblesë komunale në Suharekës në fjalën e tij drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Agim Bylygbashi ka folur lidhur me planin e kësaj drejtorie për mbledhjen e të hyrave vetanake për vitin 2020. Sipas tij në të hyrat vetanake që janë tatimi në prone, nga renta […]

Suharekë: Prej këtij viti cilido që ka tatim borgj ka me shku te përmbaruesi Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e dytë të rregullt të asamblesë komunale në Suharekës në fjalën e tij drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Agim Bylygbashi ka folur lidhur me planin e kësaj drejtorie për mbledhjen e të hyrave vetanake për vitin 2020.

Sipas tij në të hyrat vetanake që janë tatimi në prone, nga renta dhe qiraja për objekte tatimore dhe toka, të tyra nga aktiviteti në biznes ka borgje të grumbulluara nga vitet paraprake dhe se kanë probleme në inkasimin e tyre.

Sipas drejtorit Bylygbashi këtë vit deshtën apo s’deshtën do të fillojnë procedurat e përmbarimit sepse sipas tj auditorët e jashtëm nuk po e vlerësojnë.

Andaj prej këtij viti cilido që ka tatim borgj ka me shku te përmbaruesi . Ai gjithashtu shtoi se secili qytetar i Komunës së Suharekës është i obliguar të paraqesë shtëpinë e re për regjistrim të objektit përndryshe dënohen me nga 100 euro.

Pëndryshe për vitin 2019 kjo drejtori ka faturuar (2377) biznese me vlerë prej(493,465.00 €), janë faturuar (186) shrytëzues të pronës komunale në vlerë prej (191,822.00 €), janë dërguar (49) vërejtje dhe (90) vërejtje të fundit për në përmbarues, në Qendren e rexhistrimit të biznesit deri me datë 21/06/2019 janë regjistruar (88) biznese individuale, (118) SHPK , (1)ShoqeriAksionare, (216) modifikime, (1190) ndërrime të çertifikatave si dhe janë shuar(87)biznese.