Suharekë, përmbyllet faza e aplikimit për subvencione, aplikuan mbi 1,100 fermerë
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Suharekës, Ardian Kotorri ka njoftuar fermerët dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës se është përmbyllur faza e aplikimit për subvencione direkte nga Ministria e Bujqësisë. Numri i fermerëve që kanë kryer aplikimin në drejtorinë e Bujqësisë në Suharekë është 1,113. Nga drejtoria e Bujqësisë kanë bërë të […]
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Suharekës, Ardian Kotorri ka njoftuar fermerët dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës se është përmbyllur faza e aplikimit për subvencione direkte nga Ministria e Bujqësisë.
Numri i fermerëve që kanë kryer aplikimin në drejtorinë e Bujqësisë në Suharekë është 1,113.
Nga drejtoria e Bujqësisë kanë bërë të ditur se në ditët në vijim do të dalin me një raport detal për sipërfaqen, kulturat që është aplikuar dhe vlerën financiare që do të përfitojnë fermerët e Komunës së Suharekës.