Suharekë, përfshihen në rrahje katër persona, dy prej tyre marrin lëndime

01.02.2021

Javë më parë Suhareka ishte në qendër të vëmendjes nga disa rrahje të vazhdueshme që kishin ndodhur, ku pamjet e tyre ishin bërë virale. Një rrahje tjetër është raportuar të ketë ndodhur të dielën rreth orës 03:40 në Suharekë, ku janë përfshirë katër persona. Policia e Kosovës bën të ditur se deri te rrahja kishte […]

Suharekë, përfshihen në rrahje katër persona, dy prej tyre marrin lëndime Foto: Ilustrim

Javë më parë Suhareka ishte në qendër të vëmendjes nga disa rrahje të vazhdueshme që kishin ndodhur, ku pamjet e tyre ishin bërë virale.

Një rrahje tjetër është raportuar të ketë ndodhur të dielën rreth orës 03:40 në Suharekë, ku janë përfshirë katër persona.

Policia e Kosovës bën të ditur se deri te rrahja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje në mes të katër personave.

Sipas burimeve brenda policisë thuhet se nga rrahja dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marr ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit.

Deri më tani sipas burimeve nuk është arrestuar asnjë person.