Suharekë, për vetëm 4 ditë regjistrohen 3 raste me COVID-19

04.08.2021

Ditëve të fundit ka filluar të shënojë rritje numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 në vendin tonë. Kështu bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë publike në Kosovës (IKShPK). Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 110 raste të reja […]

Suharekë, për vetëm 4 ditë regjistrohen 3 raste me COVID-19 Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit ka filluar të shënojë rritje numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 në vendin tonë.

Kështu bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë publike në Kosovës (IKShPK).

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 110 raste të reja me COVID-19 si dhe u shënuar një rast i vdekjes.

Situata me COVID-19 në Komunën e Suharekës ishte e qetë deri para katë ditëve, por tashmë edhe në Suharekë kanë filluar të konfirmohen rastet e infektimeve me COVID-19.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të COVID-19 në Suharekë si dhe në tërë vendin.

Nga data 31 korrik e deri më 3 gusht në vendin tonë janë regjistuar 350 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 3 raste u regjistruan në Komunën e Suharekës.

DataNr. i rasteve pozitive me COVID-19 në Suharekë
31 korrik1
01 gusht1
02 gusht/
03 gusht1
TOTAL3