Suharekë, për një muaj u arrestuan 15 persona të dyshuar

03.05.2021

Rastet e vjedhjeve, kërcënimet, dhuna fizike, aksidentet në trafik, rastet e parave të falsifikuara janë vetëm disa nga ngjarjet për të cilat raportojnë qytetarët e vendit në Policinë e Kosovës. Të tilla u raportuan edhe gjatë muajit prill në Policinë e Kosovës në Suharekë, me të cilat është marrë policia dhe Gjykata Themelore në Prizren. […]

Suharekë, për një muaj u arrestuan 15 persona të dyshuar Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve, kërcënimet, dhuna fizike, aksidentet në trafik, rastet e parave të falsifikuara janë vetëm disa nga ngjarjet për të cilat raportojnë qytetarët e vendit në Policinë e Kosovës.

Të tilla u raportuan edhe gjatë muajit prill në Policinë e Kosovës në Suharekë, me të cilat është marrë policia dhe Gjykata Themelore në Prizren.

Në bazë të të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline figuron që gjatë muajit prill, 2021 në Komunën e Suharekës janë arrestuar 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Mëposht mund t’i lexoni vetëm disa nga rastet kur edhe janë arrestuar të dyshuarit.

Më 27 prill të këtij viti, Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet P.F në fshatin Budakovë, i cili dyshohej se që nga data 20 prill, kishte kryer 8 vjedhje në këtë fshat.

Nga Policia e Kosovës për SuharekaOnline kishin bërë të ditur se P.F, 25 vjeçar kishte marr me qira një veturë nga një kompani në qytetin e Ferizajit me të cilën edhe i kishte kryer vjedhjet.

Ndërsa, me 23 prill të këtij viti është arrestuar një person në fshatin Studençan i cili dyshohej se kishte sulmuar dy persona me mjetë të mprehtë, nga policia për SuharekaOnline kishin treguar se i dyshuari i cili kishte qenë në gjendje të dehur ku edhe kishte qëndruar në një lokal së bashku me dy viktimat.

Më 22 prill të këtij viti në fshatin Dubravë të Suharekës është arrestuar një person pasiqë i njëjti dyshohej për armëmbajtje pa leje.

Në bazë të informacioneve që kishte SuharekaOnline ishte bërë e ditur se të dyshuarit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë M-48, tre fishek të kalibrit 7.9mm.

Ndërsa, më 20 prill Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona të dyshuar për dhunë në familje në Suharekë dhe një tjetër në fshatin Sopijë i cili dyshohet se përmes mesazheve në telefon ka kanosur gruan e tij.