Suharekë: Për një javë, 7 aksidente, 3 vjedhje, 2 kanosje si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Suharekë: Për një javë, 7 aksidente, 3 vjedhje, 2 kanosje si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Sot është mbajtur takimi i rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, ku të pranishëm ishin Nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, kryesuese e takimit, përfaqësuesi i Policisë, përfaqësuesi i OSBE-së, përfaqësuesi i Zyrës për Informim dhe përfaqësuesi i KFOR-it.

Nënkryetarja Suka, ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë javës, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një shpjegim të shkurtër për të gjitha ato që kanë ndodhur ku specifikoi Festivalin e DIAFESTIT, i cili do të filloj sot, për nderë të mërgimtarëve si dhe ka folur për fillimin e ndërtimit të Çerdhes për fëmijë në fshatin Samadrexhë.


Përfaqësuesi i Policisë, ka raportuar për situatën e sigurisë në nivel komunal ku ka thënë se nuk kemi pasur ndonjë rast të rëndë specifik por ka numëruar disa raste siç janë:


1. Aksidente trafiku – 7
2. Vjedhje – 3
3. Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm- 1
4. Kanosje – 2
5. Prerje ilegale të drunjve (transport) – 3
6. Armë mbajtje pa leje – 2
7. Lëndim trupor-1
8. Vjedhje në tentative-1


Dhe ka njoftuar se gjatë muajit Korrik, kanë ndodhur: 8 konfiskime të armëve pa leje, 17 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 1140 gjoba trafiku.


Nga OSBE-ja, kanë njoftuar se janë duke vazhduar me përgatitje të projekteve.


Përfaqësuesi i LMT-KFOR-it, komandanti Herman Popp, është i ri në detyrë, në LMT-Suharekë dhe e ka përshëndetur takimin duke thënë se do të bashkëpunojmë ngushtë.

RAPORTO