Suharekë, për 5 muaj 4 raste të përdorimit të lëndëve narkotike

07.06.2021

Shqetësuese mbetet fakti se rastet e përdorimit të lëndëve narkotike si në Suharekë njëashtu edhe në tërë vendin ka rritje të numrit të këtyre rasteve. Pothuajse në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i rasteve të […]

Suharekë, për 5 muaj 4 raste të përdorimit të lëndëve narkotike Foto: Ilustrim

Shqetësuese mbetet fakti se rastet e përdorimit të lëndëve narkotike si në Suharekë njëashtu edhe në tërë vendin ka rritje të numrit të këtyre rasteve.

Pothuajse në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i rasteve të përdorimit të lëndëve narkotike.

Raste të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e rasteve të përdorimit të narkotikëve në Komunën e Suharekës të cilat kanë ndodhur gjatë periudhës kohore janar-maj të këtij viti.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore në Suharekë kanë ndodhur 4 raste të përdorimit të lëndëve narkotike.

Gjatë muajit janar nuk kishte ndonjë rast të tillë, ndërsa në shkurt ishin 2 raste të përdorimit të narkotikëve, në mars nuk ka pasur ndonjë rast, në prill ka qenë një rast si dhe në maj ka qenë një rast i përdorimit të lëndëve narkotike.

MuajtNr. i rasteve të përdorimit të lëndëve narkotike në Komunën e Suharekës
Janar0
Shkurt2
Mars0
Prill1
Maj1