Suharekë: Pas dëmtimeve të qëllishme të ndriçimit, fillon sërish rregullimi i tyre

Në komunën e Suharekës, ka filluar sërish rregullimi i ndriçimit pas dëmtimeve të qëllimshme në Shtigjet e Ecjes.

“Nëse dikush e ka synim shkatërrimim, ne e kemi vullnetin për punë“, ka shkruar në Facebook, Bali Muahrremaj.

Postimi i plotë i Kryetarit të Komunës së Suharekës, z.Bali Muahrremaj:
Sërish po fillon rregullimi i ndriqimit në Shtigjet e Ecjes, pas dëmtimeve të fundit të qëllimshme.

Nëse dikush e ka synim shkatërrimim, ne e kemi vullnetin për punë.

Ne e dëgjojmë dhe e vlerësojmë secilën këshillë, ngase kjo e përmirson punën tonë, sepse për ne mbi të gjitha është THERANDA !

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.