Suharekë: Paguajn me para të falsifikuara, rasti shkon në prokurori

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në Komunën e Suharekës një person ka raportuar se i është bërë një pagesë në vlerë prej 100 euro për të cilën ai dyshon se është e falsifikuar.

Sipas policisë thuhet se persona të panjohur kanë kryer pagesë me para të falsifikuara, rasti është raportuar dje rreth orës 14:48 në stacionin policor në Suharekë, njofton SuharekaOnline.

Policia ka njoftuar se njesiti i forenzikës ka konfiskuar kartëmonedhën, gjithashtu për këtë rast është njoftuar edhe prokurori.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.