Suharekë: Organizon bixhoz në lokal, arrestohet nga policia

10.01.2020

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Suharekë është arrestuar një person për organizimin e skemave piramidale. Të enjten rreth orës 23:03 është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar është shoqëruar në polici  pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij është hasur duke zhvilluar lojëra- bixhoz. Si prova […]

Suharekë: Organizon bixhoz në lokal, arrestohet nga policia Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Suharekë është arrestuar një person për organizimin e skemave piramidale.

Të enjten rreth orës 23:03 është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar është shoqëruar në polici  pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij është hasur duke zhvilluar lojëra- bixhoz.

Si prova materiale janë konfiskuar : letra bixhozi dhe 53 € kesh para. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.