Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM4 2019.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se nga skema e përfituesve të pensioneve për veteranët e luftës kanë përfituar 38 101.

Nga këto statistika del që në Suharekë nga muaji janar e deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar kemi pasur rritje të numrit të skemës të pensioneve për veteranët e luftës, ku nga 1 mijë e 586 përfitues është rritur në 1 mijë e 595 të tillë.

Bazuar në gjendjen e muajit Dhjetor (TM4) 2019, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 38,101. Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Deçanit me gjithsej 4,082 apo 10,7 % e numrit të përgjithshëm.

Për vitin 2019 përfitues nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në Komunën e Suharekës janë: