Suharekë: Nuk respekton orën policore, sulmon policët dhe godet veturën e policisë me guri

27.03.2020

Përms një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe dëmtim prone. Të enjten në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin nuk iu kishte bindur urdhrave […]

Suharekë: Nuk respekton orën policore, sulmon policët dhe godet veturën e policisë me guri Foto: Ilustrim

Përms një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe dëmtim prone.

Të enjten në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor.

Në momentin kur policët e kishin ndaluar veturën i dyshuari kishte dalë nga vetura e tij me një guri e kishte goditë veturën e policisë të cilën e kishte dëmtuar në pjesën e prapme dhe më pas kishte sulmuar edhe dy zyrtarët policor.

I dyshuari  nuk  kishte zbatuar vendimin e Qeverisë  për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave për shkak të virusit Covid -19 dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.