Suharekë: Nuk i plotësuan kushtet e parapara, anulohet konkursi për roje pylli

30.06.2021

Komuna e Suharekës ka marrur vendim për anulimin e konkursit për pozitën: Roje Pylli. Sipas njoftimit thuhet se ky konkurs ka ardhur deri te anulimi për arsye se së paku tre (3) nga kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs. Më tutje thuhet se Zyra e Personelit do të bëjë rishpalljen e […]

Suharekë: Nuk i plotësuan kushtet e parapara, anulohet konkursi për roje pylli Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka marrur vendim për anulimin e konkursit për pozitën: Roje Pylli.

Sipas njoftimit thuhet se ky konkurs ka ardhur deri te anulimi për arsye se së paku tre (3) nga kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs.

Më tutje thuhet se Zyra e Personelit do të bëjë rishpalljen e procedurës së këtyre pozitave në afatin e paraparë ligjor në Portalin Shtetërorë www.konkursi.rks-gov.net.

Njoftimi i plotë për ndërprerje (anulim) të konkursit:

Duke u mbështetur në nenin 6, paragrafi 5 pika 5.1, të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për rregullimin e procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe sipas rekomandimit në Procesverbalin e Komisionit intervistues të datës 29.06.2021 me numër protokoli 01-Nr-016-36525, ndërpritet (anulohet) procedura e rekrutimit e shpallur sipas konkursit të datës 7.05.2021 me 01-Nr-111-26167 për pozitën Roje Pylli – (3) Tri Pozita në Drejtorinë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari të publikuar në Portalin Shtetërorë www.konkursi.rks-gov,net për arsye se së paku tre (3) nga kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara me Konkurs.

Zyra e Personelit do të bëjë rishpalljen e procedurës së këtyre pozitave në afatin e paraparë ligjor në Portalin Shtetërorë www.konkursi.rks-gov.net.

Njoftim-per-nderprerje-Anulim-te-konkursit-Roje-Pylli