Suharekë, një shofere goditi këmbësorin me veturë dhe iki nga vendi i ngjarjes, dëgjohen dëshmitarët

23.11.2021

Fillimisht dëshmitaren A.K e ka marrur në pyetje prokurori Naim Gashi, pastaj edhe i dëmtuari S.E. Prokrurori Gashi ka parashtruar pyetjen se “ku jeni takuar me këtu të dëmtuarin S.E” dhe dëshmitarja ka deklaruar se “jam takuar në parkingun e shkollës, unë dola për të shkuar në shtëpi dhe i dëmtuari ka kërkuar ta dëgoj […]

Suharekë, një shofere goditi këmbësorin me veturë dhe iki nga vendi i ngjarjes, dëgjohen dëshmitarët Foto: Ilustrim

Fillimisht dëshmitaren A.K e ka marrur në pyetje prokurori Naim Gashi, pastaj edhe i dëmtuari S.E.

Prokrurori Gashi ka parashtruar pyetjen se “ku jeni takuar me këtu të dëmtuarin S.E” dhe dëshmitarja ka deklaruar se “jam takuar në parkingun e shkollës, unë dola për të shkuar në shtëpi dhe i dëmtuari ka kërkuar ta dëgoj në shtëpinë e dajës, me arsyetimin se e ka këmbën e lënduar, ku edhe e kam dërguar”.

“A keni biseduar rreth lëndimit me nxënësin- këtu të dëmtuarin S.E”, ka qenë pyetja tjetër e Prokurorit, derisa dëshmitarja është përgjigjur se “jo, nuk kemi biseduar asgjë rrreth lëndimit, veqse më ka orientuar për vendin se ku ka dasht ta dërgoj”.

E pandehura L.S ka marrur në pyetje të miturën M.P, e cila kishte qenë në veturë ditën kritike, duke i parashtruar pyetjen se “ditën kritike, a ka ndodhur ndonjë aksident në parkingun e shkollës sa ke qenë tin ë veturë”, ku M.P ka deklaruar se “nuk ka ndodhur aksidenti atë ditë”.

Tutje, Prokurori Gashi ka propozuar që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet edhe E.K, si dëshmitarë okular, pasi që i njejti ka qenë i pranishëm në ditën kur të dëmtuarit S.E i është shkaktuar dëm.

Gjyqtari Lavdim Bajraktari ka aprovuar këtë propozim, ndërsa seancë e radhës e ka caktuar më 14 dhjetor 2021, në ora 9:00.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarës L.S, sipas së cilës, më 5 mars 2020, në orët e mëngjesit, në parkingun e shkollës “Destan Bajraktari”, si ngasëse e veturës nuk i ofron ndihmë personit të lënduar me atë automjet.

E njëjta ka vepruar në kuundërshtim me nenin 41 paragrafi 1 i Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ashtu që derisa e pandehura po lëvizte me automjetin e tipit “VË Golf”, kur arrin në vendin kritik, nga pakujdesia, me pjesën e përparme te automjetit, e godet këmbësorin- të dëmtuarin S.E, i cili në atë moment ishte duke lëvizur në këmbë.

E akuzuara largohet nga vend i ngjarjes, ndërsa të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore.

Me këto veprime, po akuzohet e ka kryer veprën penale “mosdhënia e ndihmës personit të lënduarnë fatkeqësimë e trafikur public” nga neni 374 paragrafi 1 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi