Suharekë: Ngasesi i veturës godet një këmbësore

23.09.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në Suharekë një makinë ka goditur një këmbësore e cila ishte duke kaluar rrugën. Në raportin e policisë thuhet se ngasesi i veturës nga pakujdesia ka goditur një këmbësore tek sa po e kalonte rrugën, rasti ka ndodhur dje në Suharekë rreth orës 12:20, njofton SuharekaOnline. Si […]

Suharekë: Ngasesi i veturës godet një këmbësore Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në Suharekë një makinë ka goditur një këmbësore e cila ishte duke kaluar rrugën.

Në raportin e policisë thuhet se ngasesi i veturës nga pakujdesia ka goditur një këmbësore tek sa po e kalonte rrugën, rasti ka ndodhur dje në Suharekë rreth orës 12:20, njofton SuharekaOnline.

Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka marrë lendime trupore e cila është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, dhe më pas është liruar për në shtëpi, thuhet në njoftimin e policisë.