Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A – Prizren ka njoftuar konsumtaroët se në disa fshatra të Suharekës e në një rrugë të qytetit do të ketë reduktime të ujit.
“Konsumatorë të nderuar për shkak të rritjes enorme të konsumit të ujit dhe keqpërdorimeve të ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. Njësia Suharekë është detyruar të bëjë reduktime të ujit me qëllim që të bëhet një shpërndarje sa më e mirë e ujit”, thuhet në njoftimin e K.R.U “Hidroregjioni Jugor”.
Reduktimet e ujit kanë filluar nga data 1 Korrik 2019, reduktimet do të realizohen sipas këtij orari:
1. Rruga “Garibaldi” Suharekë, prej orës 21:00 deri në 07:00;
2. Fshati Gjinoc prej orës 21:00 deri në 07:00;
3. Rruga Magjistrale “Pusi Atit deri në Shirokë” prej orës 07:00 deri në 19:00;
4. Fshati Gelancë prej orës 10:15 deri në 19:15;
5. Fshati Leshan prej orës 10:00 deri në 19:00;
6. Fshati Tërrnje prej orës 10:00 deri në 19:00;
7. Fshati Samadraxhë prej orës 20:00 deri në 07:00;
8. Fshati Sallagrazhdë prej orës 20:00 deri në 07:00.
K.R.U “Hidroregjioni Jugor” ka kërkuar nga konsumatorët se sa më pak ta keqpërdorin ujin e pijes.
“Lusim të gjithë konsumatorët që në raste të temperaturave të larta të mos e keqpërdorin ujin e pijes dhe ta shfrytëzojnë në mënyra sa më racionale, po ashtu kërkojmë të realizoni borxhet e papaguara si dhe faturat rrjedhëse, me qëllim që të mundësoni realizimin e furnizimit të rregullt dhe sa më cilësorë me ujë të pijes, sepse vetëm në këtë mënyrë ju mund të kontribuoni në cilësinë e shërbimeve tona”.
