Suharekë: Nesër e pasnesër na pret i nxehti përvëlues, temperaturat deri në 34 gradë

Suharekë: Nesër e pasnesër na pret i nxehti përvëlues, temperaturat deri në 34 gradë

Në Komunën e Suharekës gjatë dy ditëve të ardhshme na pret mot i nxehtë e me temperatura përvëluese.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë e me diell.

Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë celsius.

“Ndërkohë nga Atlantiku do të depërtojnë fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët mbi Itali, e gradualisht edhe mbi rajonin tonë, ku gjatë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme sjellin mundësi për zhvillime të vranësirave lokale, e orëve të pasdites me reshje lokale shiu dhe bubullima”.

24.08.2019 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Pasdite me vranësira lokale. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-10m/s. Indeksi UV: 8.

25.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 8.

RAPORTO