Suharekë, nënshkruhet marrveshja për ndërtimin e Qendrës rekreative për fëmijë me sindromën down dhe autizëm
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe donatori Valon Vataj, kanë nënshkruar sot Marrveshjën e bashkëpunimit për ndërtimin e Qendrës moderne për fëmijë me sindromën down dhe autizëm e cila shumë shpejt do të ndërtohet në Suharekë. Ky objekt është donacion i Fondacionit Valon Vataj dhe kap shumën rreth 500 mijë euro. Kryetari Muharremaj me rastin […]
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe donatori Valon Vataj, kanë nënshkruar sot Marrveshjën e bashkëpunimit për ndërtimin e Qendrës moderne për fëmijë me sindromën down dhe autizëm e cila shumë shpejt do të ndërtohet në Suharekë.
Ky objekt është donacion i Fondacionit Valon Vataj dhe kap shumën rreth 500 mijë euro.
Kryetari Muharremaj me rastin e nënshkrimit të marrëveshjës ka falenderuar donatorin dhe ka thënë se kjo vepër e madhe dhe humane do të thotë shumë për ne dhe Komunën tonë.
Ndërsa investitori Vataj u shpreh se “Ky është vullnet i yni për një shtresë të shoqërisë që dojnë një trajtim të veçantë. Kjo qendër do të jetë qendra më inovative në rajon”.
Fillimi i realizimit të këtij Projekti pritet të bëhet shumë shpejtë.