Suharekë, nën përkujdesjen e policisë fillon procesi i vaksinimit në QKMF

15.05.2021

Sot ka filluar vaksinimi antiCOVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit. Ditën e djeshme kishte filluar vaksinimi në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, teksa pamjet shqetësuese me turmë të madhe njerëzish që nuk mbajtën as distancë sociale kanë shkaktuar reagime të shumta në opinion. Procesi i vaksnimit i personave mbi 65 […]

Suharekë, nën përkujdesjen e policisë fillon procesi i vaksinimit në QKMF Foto: Ilustrim

Sot ka filluar vaksinimi antiCOVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit.

Ditën e djeshme kishte filluar vaksinimi në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, teksa pamjet shqetësuese me turmë të madhe njerëzish që nuk mbajtën as distancë sociale kanë shkaktuar reagime të shumta në opinion.

Procesi i vaksnimit i personave mbi 65 vjeç ka filluar sot edhe në QKMF-në në Suharekë, ku pavarësisht motit të paqëndrueshëm dhjetëra qytetarë po presin në radhë për tu vaksinuar.

Për tu përkujdesur për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit në këtë qendër po qëndron edhe Policia e Kosovës.

Ndryshe QKMF në Suharekë të premtën ka pranuar 558 doza të vaksinës antiCOVID.

Në këtë fazë do të vaksinohen personat e grup moshave mbi 65 vjeç, sipas Kalendarit Shtetëror të Vaksinimit. Vaksinimi do të bëhet në QKMF-Suharekë edhe gjatë ditëve të vikendit.