Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasiqë i njëjti nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimën mashkull kosovar.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:00, në Suharekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 6 orë për tu liruar pas këndelljes.
“Suharekë 24.12.2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 6 orë për tu liruar pas këndelljes”, thuhet në raportin e PK-së.