Suharekë, policia has në rezistencë për ta arrestuar të dehurin në market, lëndohet një polic

09.12.2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor. Sipas burimeve të SuharekaOnline rasti ka ndodhur në një market të Suharekës, kur një person e kishte denoncuar në Polici të dyshuarin, i cili ishte nën ndikim […]

Suharekë, policia has në rezistencë për ta arrestuar të dehurin në market, lëndohet një polic Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor.

Sipas burimeve të SuharekaOnline rasti ka ndodhur në një market të Suharekës, kur një person e kishte denoncuar në Polici të dyshuarin, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. Zyrtarët policorë kishin shkuar në vendin e ngjarjes, por kanë hasur në rezistencë për arrestimin e të dyshuarit.

Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 01:22 në Suharekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Suharekë 08.12.2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në i njëjti nen ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor. Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.