Suharekë, mungon i padituri i parë, shtyhet seanca për vërtetim të pronësisë

Është shtyrë për në janarin e vitit 2022, seanca e gjyqësore, në rastin ku paditësi R.B, po kërkon vërtetimin e të drejtës së pronësisë nga të paditurit H.K dhe Komuna e Suharekës.

26.11.2021 / Suhareka

Suharekë, mungon i padituri i parë, shtyhet seanca për vërtetim të pronësisë
Foto: Ilustrim

Kjo shtyrje ka ardhur pasi që ka munguar i padituri i parë H.K, andaj e autorizuara e paditësit avokatja Ibadete Kuqi- Xhafa, e ka parapa si të nevojshme prezencën e tij dhe ka kërkuar shtyerjen e seancës për një datë tjetër.

E autorizuara e paditësit avokatja Xhafa- Kuqi gjithashtu është tërhequr nga popozimi për caktimin e masës së sigurisë, pasi që në këtë fazë sipas saj, kjo masë nuk ka efekt.


I autorizuari i të paditurës së dytë, Komunës së Suharekës, nuk e ka kundërshtuar një propozim të tillë.

Gjyqtari i çështjes Shaban Zeqiraj ka marrë akvendim me të cilin propozimin për caktimin e masës së sigurisë e ka konsideruar si të tërhequr, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar më 5 janar 2021 në ora 10:00.

Ndryshe, sipas padisë të dorëzuar në këtë gjykatë, paditësi R.B ka blerë në vitin 2008 nga i padituri H.K parcelën P-72116046-01070-5, në vendin e quajtur “Pojata” në Suharekë, për të cilën edhe kanë lidhur kontratë  të shit-blerjes.

Me qëllim që të bëhet bartja e pronës në emër të paditësit, i njëjti ka paraqitur kërkesë pranë Zyrës Kadastrale në Suharekë, mirëpo e njëjta ka kërkuar historikun e kësaj parcele pasi që nga viti 2018 kjo pronë figuron në pronësi shoqërore, gjegjësisht në emër të Komunës së Suharekës.

Andaj, nga gjykata po kërkon që të vërtetohet se paditësi R.B është pronar i kësaj parcele dhe ti mundësohet regjistrimi si pronar në librat kadastral. /BetimipërDrejtësi

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *