Suharekë: Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

11.03.2020

Pas motit relativisht të freskët dhe me reshje shiu (gjatë të hënës dhe të martës), nga e mërkura në vend paralajmërohen kushte tjera meteorologjike. Në fushat termike parashihet të ketë ngritje, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. E mërkura, sipas IHMK’së, do të karakterizohet me vranësira dhe me shi. Instituti njofton se temperaturat minimale […]

Suharekë: Moti sot me vranësira dhe reshje shiu Foto: Ilustrim

Pas motit relativisht të freskët dhe me reshje shiu (gjatë të hënës dhe të martës), nga e mërkura në vend paralajmërohen kushte tjera meteorologjike.

Në fushat termike parashihet të ketë ngritje, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

E mërkura, sipas IHMK’së, do të karakterizohet me vranësira dhe me shi.

Instituti njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 5-9.9 m/s, parashikon IHMK’ja.