Suharekë: Moti sot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu

26.03.2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit. Sipas IHMK’së, dita e premte dhe e shtunë do të vijojnë kryesisht me mot të vranët dhe herë-herë me reshje shiu. Reshjet më të përqendruara do të jenë në pjesën e Dukagjinit, deri sa në […]

Suharekë: Moti sot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit.

Sipas IHMK’së, dita e premte dhe e shtunë do të vijojnë kryesisht me mot të vranët dhe herë-herë me reshje shiu.

Reshjet më të përqendruara do të jenë në pjesën e Dukagjinit, deri sa në rrafshin e Kosovës do të jenë me intensitet më të ulët, bën të ditur instituti.

IHMK’ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.