Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e Drejtorëve.

Ai, është interesuar për projektet e secilës drejtori dhe ka kërkuar nga drejtorët angazhim në mbarëvajtjen e punëve.

Rëndësi të veçantë në këtë takim i’u dha aksionit të madh për ambient të pastër që do të zhvillohet më 22 prill 2022, në të tërë territorin e Komunës së Suharekës.

Më pas, drejtorët kanë raportuar secili për aktivitetet dhe punët që janë duke u zhvilluar nëpër drejtoritë e tyre.