Suharekë, mbi 27 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19

26.08.2021

Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 747,898 doza të […]

Suharekë, mbi 27 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 747,898 doza të vaksinës.

Sipas raportimeve nga Qendra e Vaksinimit dhe Imunizimit në sallën e sporteve te Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë, numri i të vaksinuarve me vaksinat anticovid të llojit AstraZeneca dhe Pfizer ka arritë shifrën 27,123.

Vaksinimi mbetet një prej mjeteve kryesore në luftë me pandeminë COVID-19.

Përdorimi i maskava, mbajtja e distancës dhe çdo respektim i masava te reja të hyra ne fuqi nga Qeveria e Republikes se Kosovës ditëve te fundit do të ndihmojë që të shpëtohet jetë.