Suharekë, mbi 25 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19

21.08.2021

Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 687,553 doza të […]

Suharekë, mbi 25 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 687,553 doza të vaksinës.

Sipas raportimeve nga Qendra e Vaksinimit dhe Imunizimit në sallen e sporteve te Gjimnazit “Jeta e Re” ne Suharekë, numri i te vaksinuarve me vaksinat anticovid te llojit AstraZeneca dhe Pfizer ka arritë shifrën 25,027.

Vaksinimi mbetet një prej mjeteve kryesore në luftë me pandeminë COVID-19.

Përdorimi i maskava, mbajtja e distancës dhe çdo respektim i masava te reja të hyra ne fuqi nga Qeveria e Republikes se Kosovës ditëve te fundit do të ndihmojë që të shpëtohet jetë.