Në zyrën e kryetarit të Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, u mbajt takimi përmbyllës për projektin zbatues të sheshit të qytetit të Suharekës.

Në këtë takim morën pjesë kompania projektuese, drejtoresha e Urbanizmit znj.Sanie Kuqi, drejtori i Shërbimeve Publike z.Enver Shabani dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Gjatë këtij takimi u diskutua dhe u finalizuan të gjitha detajet sa i përket dorëzimit të projektit ku tutje do të vazhdohet me realizim të tij sipas metodologjisë së përcaktuar.

“Angazhimi do të jetë serioz që qyteti i Suharekës të ketë zhvillim me përmasa modern”, është shprehur kryetari i Komunës, z.Muharremaj.