Suharekë: Mbahet takimi i radhës nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi

13.12.2019

Sot Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur takimin e radhës në Komunën e Suharekës. Anëtarët e KKSB-së ( Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në takimin e rregullt pune që u mbajt sot në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e […]

Suharekë: Mbahet takimi i radhës nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi Foto: Takimi i KKSB-së

Sot Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur takimin e radhës në Komunën e Suharekës.

Anëtarët e KKSB-së ( Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në takimin e rregullt pune që u mbajt sot në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Vetëdijesimi për rrezikun e përdorimit tё mjeteve piroteknike; 3. Identifikimi i vendeve ku dyshohet se të rinjtë tonë përdorin substanca narkotike; 4. Identifikimin e brengave të qytetarëve lidhur me sigurinë publike; 5. Përgatitja e planit të veprim për vitin 2020.

Kryesuesi i takimit, Bali Muharremaj, kryetar i Komunës, pasi ka hapur takimin dhe ka njoftuar të pranishmit me Rendin e ditës, më pastaj ka ftuar anëtarët e KKSB-së për të diskutuar lidhur me temat e parapara për këtë takim.

Në fund nga ky takim kanë dal edhe rekomandimet, si : Për festat e fundvitit, mjetet piroteknike do të shitën vetëm me një vend të posaçëm e jo kudo nëpër rrugë, pastaj për pikën e tretë u tha se policia duhet të jetë prezentë me rroba civile në vendet ku ka frekuentim të të rinjve, ndërsa për pikën e katërt u tha se duhet të shtohet bashkëpunime mes policisë dhe qytetarëve.