Sot është mbajtur takimi i rregullt me Bordin e Drejtorëve të Komunës së Suharekës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.
Në takimin e sotëm të mbajtur me Bordin e Drejtorëve është diskutuar mbi procesin e realizimit të projekteve, kështu ka bërë të ditur kryetari Muharremaj.

Muharremaj tha se ky vit është me shumë projekte të cilat mendojmë që ti realizojmë sipas dinamikës së caktuar.
Drejtorët më pastaj kanë raportuar për Projektet që janë në realizim, si dhe për angazhimet që do ti kenë gjatë ditëve në vijim.
Ndërsa në fund Muharremaj ka thënë se kërkesat e qytetarëve dhe premtimet tona do të realizohen.