Suharekë, mbahet takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Sot në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, që u mbajt sot, u diskutua për këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Diskutim për aktivitete e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantët;
3. Prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm;
4. Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror;
5. Identifikimi i hapësirave publike ku cenohet lëvizja e lirë e qytetarëve.
Takimin e ka kryesuar nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, ndërsa me diskutime rreth pikave janë kyçur anëtarë të KKSB-së, të cilët në fund pas diskutimeve nga të cilat u dhanë edhe sqarime janë marrë edhe disa nga rekomandimet që në të ardhmën duhet zbatuar, siç ishin : të vazhdohet bashkëpunimi me policinë, të rritet numri i zjarrëfikësve apo të angazhohen zjarrëfikës vullnetarë, të bëhet apel tek qytetarët për kujdes që mos të shkaktojnë zjarre dhe disa rekomandime tjera.

