Suharekë: Mbahet shqyrtimi i dytë ndaj të akuzuarit për uzurpim të pronës së paluajtshme

28.06.2021

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, është mbajtur shqyrtimi i dytë ndaj të akuzuarit për uzurpim të pronës së paluajtshme, R.Z. Prokurorja Mehreme Hoxha ka deklaruar se aktakuza është e përpiluar konform dispozitave ligjore dhe se gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe pas shqyrtimit të të gjitha provave të prezantuara në aktakuzë, do të […]

Suharekë: Mbahet shqyrtimi i dytë ndaj të akuzuarit për uzurpim të pronës së paluajtshme Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, është mbajtur shqyrtimi i dytë ndaj të akuzuarit për uzurpim të pronës së paluajtshme, R.Z.

Prokurorja Mehreme Hoxha ka deklaruar se aktakuza është e përpiluar konform dispozitave ligjore dhe se gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe pas shqyrtimit të të gjitha provave të prezantuara në aktakuzë, do të provohet fajësia e të akuzuarit R.Z.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Flamur Bllacaku ka deklaruar se aktakuza e ngritur nuk i plotëson kushtet e parapara ligjore për faktin se i akuzuari R.Z nuk ka kryer veprën penale që i ngarkohet pasi ai është shfrytëzues i banesës që nga viti 1989.

Sipas gjykatësit Qemail Suka, seanca e radhës do të caktohet pas marrjes së vendimit lidhur me kërkesën për hudhje të aktakuzës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 12 qershor 2020 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzuari R.Z akuzohet se nga data e pavërtetuar e vitit 1999 e në vazhdimësi, në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar banesën familjare që gjendet në rrugën “Fidanishtja” në Suharekë, pronë e të dëmtuarit H.H./BetimipërDrejtësi/