Suharekë, numri i përfituesve të skemës së pensioneve të personave me aftësi të kufizuara
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM2 2022, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara kanë përfituar 18,362 persona. Ndërkaq në bazë të të dhënave të ASK-së në […]
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM2 2022, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara kanë përfituar 18,362 persona.
Ndërkaq në bazë të të dhënave të ASK-së në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje pak numri i personave me aftësi të kufizuara që marrin pension të kësaj kategorie.
Në muajin janar dhe shkurt të 2022’s kanë qenë 606 persona me aftësi të kufizuara që kanë përfituar pension nga skema e lartëcekur, ndërsa në muajin mars kanë qenë 596 persona, kurse në prill ky numër është rritur në 632 persona me aftësi të kufizuara që kanë përfituar këtë asistencë sociale.
Ndërkaq, krahasuar me muajin prill, në maj dhe qershor nuk ka pasur zvogëlim apo rritje të madhe të përfituesve nga kjo skemë.
Në maj kanë përfituar 631 persona nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara dhe në qershor 633.
Muaji | Nr. i përfituesve në Suharekë nga skema e pensioneve të personave me aftësi të kufizuara |
Janar 2022 | 606 |
Shkurt 2022 | 606 |
Mars 2022 | 596 |
Prill 2022 | 632 |
Maj 2022 | 631 |
Qershor 2022 | 633 |