Suharekë: Komuna ndan 6 mijë euro për sanimin dhe renovimin e QKMF-së dhe QMF-ve

20.11.2019

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për sanimin dhe renovimin e QKMF-së dhe QMF-ve faza finale, ku çmimi për këtë tender është rreth 6 mijë euro. Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se kontrata fillon me datën e nënshkrimit dhe duhet të përfundojë në afat prej 20 ditësh. Këtë tender e ka […]

Suharekë: Komuna ndan 6 mijë euro për sanimin dhe renovimin e QKMF-së dhe QMF-ve Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për sanimin dhe renovimin e QKMF-së dhe QMF-ve faza finale, ku çmimi për këtë tender është rreth 6 mijë euro.

Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se kontrata fillon me datën e nënshkrimit dhe duhet të përfundojë në afat prej 20 ditësh.

Këtë tender e ka fituar NNP “BG-ING” e cila ka lidhur kontratë publike me Komunën e Suharekës e që çmimi total i punëve është: 6 mijë e 90 euro e 90 cent.

Në bazë të dosjes së tenderit do të bëhet renovimi i QKMF-së në Suharekë, Renovimi i Emergjencës (Suharekë) si dhe renovimi i AMF-së në fshatin Budakovë.

Po ashtu në bazë të dosjes së tenderit shihet se renovimi i QKMF-së në Suharekë do të kushtojë 3 mijë e 838 euro e 40 cent, renovimi i Emergjencës në Suharekë 752 euro e 50 cent si dhe renovimi i AMF-së në fshatin Budakovë 1 mijë e 500 euro.