Suharekë, këto janë sipërfaqet e mbjellura me kultura bujqësore në sezonin pranveror
Sipas njoftimit të DPZhRP-së, bëhet e ditur se në sezonin pranveror janë mbjellur kultura bujqësore si misër për kokërr, misër me fasule, misër i gjelbërt, elb, tërshërë, bimë furagjëre, bimë industriale, perime në serra, perime në fushë të hapur, patate, fasule monokultur. Gjithashtu, nga kjo drejtori kanë dhënë detaje edhe për siperfaqet e planifikuara / […]
Sipas njoftimit të DPZhRP-së, bëhet e ditur se në sezonin pranveror janë mbjellur kultura bujqësore si misër për kokërr, misër me fasule, misër i gjelbërt, elb, tërshërë, bimë furagjëre, bimë industriale, perime në serra, perime në fushë të hapur, patate, fasule monokultur.
Gjithashtu, nga kjo drejtori kanë dhënë detaje edhe për siperfaqet e planifikuara / hektarë si dhe siperfaqet e realizuara / hektarë.
Sa i përket kulturës bujqësore, misër për kokërr ishin planifikuar të mbillen 800 hektarë, kurse janë realizuar 650 hektarë.
Ndërkaq, misër me fasule ishin planifikuar 200 hektarë, e u realizuan 150 hektarë, misër i gjelbërt u planifikua të mbillen 150 hektarë, u realizuan 150 hektarë.
Gjithashtu, është mbjellur edhe kultura bujqësore elbi, ku u planifikuan dhe u realizuan 20 hektarë, tërshërë u planifikuan dhe u realizuan 40 hektarë.
Bimë furagjëre nuk është planifikuar asnjë sipërfaqe, bimë industriale u planifikuan e u realizuan 2 hektarë, perime në serra u mbollën 20 hektarë, perime në fushë të hapur 300 hektarë, patate 100 hektarë dhe fasule monokultur 2 hektarë.
Njoftim-per-siperfaqwet-e-mbjellura-me-kultura-bujqesore