Suharekë: Kështu do të jetë moti sot për Fitër Bajram

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, edhe gjatë kësaj jave moti do të paraqitet i paqëndrueshëm, e kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe vranësirave konvektive që mbizotërojnë mbi territorin tonë.

Në fushat barike ka luhatje me amplituda të ndjeshme, por nuk priten të regjistrohen vlera të ulëta, duke u ruajtur vlerat normale.

Situata labile e motit do të sjellë kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale në Komunën e Suharekës parashihen të lëvizin deri në 15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë kësaj dite, do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 12m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.