Suharekë, kanosi një person përmes telefonit, arrestohet i dyshuari

22.09.2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një mashkull kosovar është kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar mashkull kosovar. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë, rreth orës 15:00. Po ashtu më tutje në raport është bërë e ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin […]

Suharekë, kanosi një person përmes telefonit, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një mashkull kosovar është kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë, rreth orës 15:00.

Po ashtu më tutje në raport është bërë e ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin pas që kanosi viktimën përmes telefonit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur Policia e Kosovës.