Suharekë, kanosi një femër përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari

05.12.2022

Rastet e kërcënimeve kohëve të fundit pothuajse janë raste të përditshme të cilat raportohen në polici, fenomen ky mjaft shqetësues dhe sfidues për institucionet e shtetit. Të shtunën në Stacionin Policor në Suharekë një femër ka raportuar se është kanosur nga një mashkull i dyshuar në një prej rrjeteve sociale, shkruan SuharekaOnline. Policia e Kosovës […]

Suharekë, kanosi një femër përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Rastet e kërcënimeve kohëve të fundit pothuajse janë raste të përditshme të cilat raportohen në polici, fenomen ky mjaft shqetësues dhe sfidues për institucionet e shtetit.

Të shtunën në Stacionin Policor në Suharekë një femër ka raportuar se është kanosur nga një mashkull i dyshuar në një prej rrjeteve sociale, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Suharekë bën të ditur se i dyshuari është arrestuar.

Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të policisë dërguar mediave.

Suharekë 03.12.2022 – 14:00.  Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur viktimën femër kosovare përmes një rrjeti social. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport.