Sot ka filluar ndërtimi i rezervuarit të ujit në Biraq të Suharekës.
Në Suharekë, përkatsisht në Biraq, mbi lagjën e Rrugës “Xhavit Sylaj”, sot ka filluar të ndërtohet rezervuari i ujit, i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e kësaj lagjeje dhe të pjesëve tjera të qytetit që deri më tash kanë pas problem me furnizim të mjaftueshëm.
Me këtë rast kryetari i Komunës Bali Muharremaj, para se të vendoste gurthemelin e ndërtimit, u shpreh:
“Po fillojmë këtë projekt për furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e dy rrugëve kryesore në Suharekës, atyre të Rrugës “Xhavit Sylaj” dhe të Rrugës së Reshtanit. Falenderojë të gjitha ata që kanë kontribuar , Qeverinë e Kosovës dhe Hidroregjionin Jugor”.
Ndërsa drejtori i Hidroregjionit Jugor në Prizren, Besim Baraliu ka shtuar se ky projekt po ndertohet në bazë të premtimit të kryetarit Muharremaj që e ka bërë para fushatës zgjedhore dhe unë i kam premtuar se do ta realizojmë”.
Ndryshe, Rezervuari i ujit ka qenë kërkesë e kahmotshme e banorëve të Rrugës së Reqanit, të cilët kanë pasur gjithmonë probleme me furnizim të mjaftueshë të ujit, ndërsa me ndertimin e këtij rezervuari, ata do ta zgjidhin këtë problem.