Komunës së Suharekës do ti shtohen edhe mbi 3000 drunjë, kjo falë kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Zyra e kryetarit Muharremaj, dje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se do të fillojë mbjellja e mbi 3000 drunjëve dekorativ.

Premtimi për Komunën më të gjelbërt në Kosovë, po fillon të jetësohet, thuhet në njoftimin e zyrës së kryetarit.

Aksioni i madh i paralajmëruar dje për mbjelljen e 3000 drunjëve dekorativ, ka filluar sot.

Drunjët e parë i ka mbjellur kryetari i Komunës Bali Muharremaj, i cili dje ka bërë thirrje publike për të gjithë kandidatët e subjekteve të ndryshme politike që të jenë pjesë e këtij aksioni.

Drurët do të mbillen për gjatë rrugëve që shpijnë nga qendra komunale nëpër fshatra dhe në sheshe të ndryshme.

Kryetari Muharremaj edhe pasi ka filluar aksioni bënë ftesë për t’iu bashkangjitur në mbjelljën e drunjëve, për një komunë më të gjelbërt.

“Aksioni i mbjelljes së drunjëve dekorativ filloi…
Ju ftoj të gjithëve të bashkoheni pa dallim që ta bëjmë komunën më të gjelbërt në Kosovë”, shkroi Muharremaj.