Suharekë, i shqiptuan tiketë trafiku, arrestohet pasi i ofendoi dhe pengoi zyrtarët policor në kryerje të detyrës

03.08.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të pengimit të personit zyrtar. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtje, në shenjë revolte  duke i ofenduar i ka penguar zyrtarët policor në […]

Suharekë, i shqiptuan tiketë trafiku, arrestohet pasi i ofendoi dhe pengoi zyrtarët policor në kryerje të detyrës Foto: Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të pengimit të personit zyrtar.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtje, në shenjë revolte  duke i ofenduar i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Suharekë rreth orës 22:30.

I dyshuari është intervistuar dhe  me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.