11:20 “Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare , ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, tha Syla për KlanKosova

Policia përmes raportit ditor ka bërë të ditur se vëllait të viktimës, po ashtu i moshës së mitur, i ka shkrepur aksidentalisht pushka e gjuetisë duke e lënduar vëllain e tij.

Policia ka bërë të ditur se pas incidentit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, për shkak të lëndimeve serioze të marra.

Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.