Suharekë, i dëmtuari: E kam njoftuar vëllanë që të mos ndërtojë shtëpinë aty sepse është prona e imja

I dëmtuari në cilësi të dëshmitarit R.B, deklaroi se nuk i ka dhënë leje vëllaut të tij, këtu të akuzuarit V.B, që i njëjti ta ndërtoj shtëpinë në tokën pronë e të dëmtuarit.

I ri / Suhareka

Suharekë, i dëmtuari: E kam njoftuar vëllanë që të mos ndërtojë shtëpinë aty sepse është prona e imja
Foto: Ilustrim

Përveç që nuk i ka dhënë leje, i njëjti edhe e ka informuar se është pronë e tij, mirëpo përkundër kësaj, i akuzuari ka ndërtuar shtëpinë.

Dëshmitari R.B deklaroi se ditën kritike, kur kishte shkuar në vendin e quajtur “Osoja” në Suharekë, e ka parë vendin e rrafshuar, ka marrë dokumentet dhe ka shkuar te vëllai i tij, këtu i akuzuari V.B, duke i thënë se “prona është e imja, ju e keni shitur tuajën dhe nuk mund të ndërtoni shtëpi në të timen”.


Në pyetjen e mbrojtësit të tij, avokatit Armend Krasniqi se “prej të gjith pasurisë trashëgimore, sa parcela të kanë mbetë ty”, i dëmtuari – dëshmitari R.B është përgjigjur se “më ka mbetur “Osoja” për te cilën edhe jemi këtu si dhe “Ara e Spahisë”.

Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë prokurori Naim Gashi, i akuzuari V.B, i dëmtuari R.B dhe mbrojtësi i tij avokati Armend Krasniqi.

I pandehuri V.B i ka propozuar gjykatës që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet F.B dhe B.B, ndërsa seancën e radhës gjyqtari Lavdim Bajraktari e ka caktuar më 28 dhjetor 2021 .

Sipas aktakuzës së ngritur më 9 dhjetor 2020, nga Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzuari V.B më 22 tetor 2020, rreth orës 17:00 në Suharekë, në vendin e quajtur “Osoja”, i pandehuri në mënyrë të kundërligjshme uzurpon pronën e paluajtshme të personit tjetër, apo të një pjese të saj dhe atë paluajtshmërinë- tokën e evidentuar në ngastrën kadastrale nr. P-72116046-01781-1, në sipërfaqe prej 2740 m2 Zona Kadastrale Suharekë.

Kjo pronë është e evidentuar në emër të të dëmtuarit R.B, ku në këtë pronë – tokë, i pandehuri ka kryer punimet duke e rrafshuar për nevojat e tij.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 të KP-së. /BetimipërDrejtësi

Vjen oferta më e madhe e vitit në Suharekë deri në 70% zbritje, Black Friday tashmë ka filluar!

Por, edhe për çmimet më të mira në treg, njëkohësisht duke u mundësuar klientëve çmimet më të mira jo vetëm...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *